Kundërshtoi luftën në Ukrainë, gazetarja e burgosur fillon grevën e urisë

schedule12:44 - 17 Shtator, 2024

schedule 12:44 - 17 Shtator, 2024

Maria Ponomarenko, një gazetare siberiane që vuan dënimin me gjashtë vjet burg për shkak se u shpreh publikisht kundër luftës në Ukrainë, ka nisur një grevë urie, sipas medias për të cilën ajo punonte dhe një prej mbështetësve të saj.

46-vjeçarja u arrestua më pak se dy muaj pas fillimit të pushtimit rus në 2022 për akuzën e Forcave Ajrore Ruse për bombardimin e një teatri në qytetin ukrainas të Mariupol.

Ajo u shpall fajtore shkurtin e kaluar për përhapjen e lajmeve të rreme për ushtrinë ruse nga një gjykatë në qytetin e saj të lindjes Barnaul në Siberinë perëndimore.

Më shumë se 20,000 njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë pasi kanë folur publikisht kundër luftës. Ndërsa shumica e të burgosurve gjobiten dhe lirohen menjëherë më pas, gazetarët e pavarur shpesh trajtohen më ashpër nga gjykatat.

Përfshirë Ponomarenko, gjithsej katër gazetarë nga RusNeës, një faqe interneti lajmesh që boton vetëm në rusisht dhe ka një audiencë të kufizuar jashtë vendit, janë në burg.

Shumica dërrmuese e mediave të pavarura tani operojnë nga jashtë, në mërgim. Ponomarenko tani po përballet me akuzat për sulm ndaj rojeve në burgun ku po mbahet.

Ponomarenko tha në një seancë dëgjimore muajin e kaluar se ajo do të priste venat e saj në shenjë proteste për shkak të kushteve të paraburgimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!