Kundërshtohet propozimi francez, ende protestues në rrugët Shkupit

schedule22:08 - 5 Korrik, 2022

schedule 22:08 - 5 Korrik, 2022

Vijon të ketë protestues në rrugët e Shkupit pas përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë pas përshkallëzimit të situatës. Mediat në vend raportojnë se situata para godinës së Kuvendit vijon të mbetet disi e tensionuar.

Tentativa të policisë për t’i shpërndarë, protestuesit u janë përgjigjur me me hedhje sendesh të forta drejt tyre si dhe mjete piroteknike.

Tashmë përballë Kuvendit është formuar një kordon i ri policor ndërsa nga pamjet shihen protestues që shoqërohen. Të lënduar thuhet të ketë mes policëve, disa prej të cilëve janë dërguar me autoambulancë drejt spitalit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!