Ballkani nuk pati fat në ndeshjen e transfertës mbrëmjen e djeshme ndaj Viktoria Plzen, ku “dardanët” u mposhtën minimalisht me shifrat 1-0. Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja e cilësoi pozitive ndeshjen e ekipit të tij.
“Në fazën e mbrojtjes kemi bërë goxha mirë. Kemi pasur edhe ne situatat tona. Me një kundërshtar si Plzeni, në stadiumin e tij, kemi bërë një ndeshje të mirë karshi një kundërshtari shumë të fortë. Goli u shënua me devijim dhe fati ishte me kundërshtarin. Kam çfarë t’ju tregoj çunave.
Ka shumë gjëra pozitive kjo ndeshje. Nuk fshihemi në fushë. E kontrollojmë topin më shumë se kundërshtari. Rastet që i kemi krijuar ishin me qarkullim të topit. Kemi bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje të vështirë”, theksoi trajneri nga Tirana./ h.ll/abcnews.al