Barcelona dhe Bayern Munich janë kundërshtarë në Champions League e cila vendos shumë për kalimin e Barçës në këtë kompeticion, ndërsa Bayern ka siguruar kalimin më tej.
Por skuadra gjermane dhe ajo spanjolle nuk do jenë rivalë vetëm në Ligën e Kampionëve por tashmë janë në garë edhe për të njëjtin lojtar që duan ta kenë të tyrin.
Sipas asaj që raporton “Footmercato”, lojtari i Marseilles, Boubacar Kamaras kërkohet nga dy gjigandët evropian që kërkojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
Lojtari nuk ka pranuar rinovimin ne skuadrën e Marseilles dhe dëshiron një eksperiencë të re në një nga kampionatet e tjera më të mëdha dhe në këtë garë Barcelona e Xavi Hernandez duket më e avantazhuar por nuk mund të përjashtohet mundësia që lojtari mund të zgjedhë edhe Bayern Munich. /f.a/abcnews.al