Kundërpërgjigja e Ramës në RAI3/ Gjikondi: Dokumentari i stisur, duket sikur janë bashkuar “armiqtë”!

schedule22:38 - 3 Qershor, 2024

schedule 22:38 - 3 Qershor, 2024

Juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë në “360 gradë” në ABC News, foli për dokumentarin e RAI3, dhe kundërpërgjigjen e kryeministrin Edi Rama.

Gjatë kësaj interviste, Gjikondi u shpreh se i gjithë dokumentari ishte i stisur, dhe sipas saj nuk kishte aspak për qëllim demaskimin e të vërtetave.

Pjesë nga intervista në studio:

Brizida Gjikondi: Është sulmuar tek premtimet që ka dhënë. Ka një tendencë jo shumë pozitive ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ai ka një antipati të kahershme ndaj Melonit. Ne e dimë që Meloni ka vënë kandidaturën e saj dhe gjithë “infeksioni” që ndodhet aty ne jemi si dëm kolateral të kësaj përplasje. Gazetari ka bërë një dokumentar shumë agresiv kundër babait të Melonit që nuk jeton më. Dhe Meloni e ka thënë që ka qenë e braktisur nga babai. Tani po thotë për shtetin shqiptar që jemi narkotrafikantë, pra po bën një luftë politike. Mund të them që kur ka ardhur Meloni, Rai ka probleme me Melonin.

Gazetarja Anduena Llabani: Jemi mësuar me retorikën emancipuese dhe denigruese ndonjëherë të zotit Rama kur bëhet fjalë për pyetje që ngacmojnë pozicionin e tij. Pyetja ime është, a po na përdor Meloni? Apo ne po përdorim Melonin? Por fushata që ka nisur në Itali dhe Shqipëri, kundërshtarët kanë hedhur shumë para. A është ky interesi i publikut italian.

Brizida Gjikondi: Është e vërtetë që në Shqipëri dhe Itali mund të ndodhin që pseudo e djathta shqiptare me Berishën në krye është në linjë me të majtën shqiptare. Edhe nga thirrja nga ballkoni kuptohej qartë… Pra dokumentari u stis, u promovua dhe personat që kanë dëshmuar në dokumentar janë persona që janë të qejfmbetur nga Rama, të ndëshkuar nga Rama. Pra kupton që janë bashkuar “armiqtë”. Ka të vërteta në të, por qëllimi nuk ishin që të demaskoheshin të vërtetat.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!