Kundër “varfërisë menstruale”/ Katalonja ofron produkte higjienike falas për gratë

schedule21:23 - 21 Shtator, 2023

schedule 21:23 - 21 Shtator, 2023

Katalonja do të ofrojë kupa menstruale falas, peceta menstruale dhe jastëkë të ripërdorshëm në farmaci për të luftuar të ashtuquajturën “varfëri menstruale”.

Produktet duhet të bëhen të disponueshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2024 dhe do të përdoren nga rreth 2.5 milionë vajza, gra dhe njerëz që identifikohen si jobinare ose transgjinore që kanë menstruacione, tha qeveria rajonale.

Siç thuhet në deklaratë, ‘varfëria e ciklit’, e cila nënkupton akses të kufizuar në produktet e grumbullimit të gjakut menstrual, shpesh për shkak të kostos së tyre, mungesës së ambienteve të larjes dhe arsimit, mund të çojë në mungesë të shkollës ose punës dhe rrit rrezikun e infeksionit dhe sindromës së shokut toksik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!