“Superliga Europiane shpikje italiane, e mbyt futbollin! Serie A? Play-off është absurd”

schedule17:57 - 29 Tetor, 2020

schedule 17:57 - 29 Tetor, 2020

Aleksander Ceferin nuk është përmbajtur aspak në prononcimin e fundit. Presidenti i UEFA-s prek disa tema, prej Euro 2021, idesë për të përcaktuar titullin në Serie A me ndeshje “play-off” dhe Superligës Europiane, duke mos i kursyer thumbat dhe ironinë në fjalën e tij.

Nuk duhet ta humbasim optimizmin, kampionatet e këtij sezoni do të përfundojnë dhe Euro 2021 do të luhet, por nuk e dimë akoma nëse me tifozë apo me dyer të mbyllura. Jam i sigurt që nuk do të përballemi me një tjetër situatë emergjente.

Protokolli ynë shëndetësor funksionon. Të kesh 13 lojtarë në dispozicion për një ndeshje është pak, një numër shumë i vogël. E vërtetë, por më shumë rëndësi kanë disa probleme të tjera. Rëndësi ka ta nisim e përfundojmë turneun.  

‘Play-off’ në Serie A për titullin kampion? Vendimi i përket Ligës italiane, por nuk mendoj se modeli i propozuar për kompeticionet evropiane do të ishte i duhuri edhe për kampionatet. Nuk është e drejtë të garosh gjithë vitin dhe të eliminohesh pasi ke humbur një ndeshje.

Superliga Europiane? Kjo është një shpikje italiane. Nuk është një propozim i yni, pasi do të ishte një nga projektet më të mërzitshme në botë. Këtë ide e kanë hedhur 2-3 klube që mendojnë se meritojnë të fitojnë më shumë se të tjerët, por që në realitet fitojnë shumë pak.

Nuk më duket një diskutim serioz, ky kompeticion do e vriste futbollin dhe jam fuqimisht kundër tij. VAR-i? Ka shumë ndalesa nga përdorimi i teknologjisë në disa kampionate dhe kjo nuk i bën mirë futbollit. Kam rezervat e mia në lidhje me faullet rreth prekjeve të topit me dorë.

E njëjta gjë vlen edhe për pozicionet e parregullta prej 1 apo 2 cm, si dhe për lëvizjet e portierëve përpara goditjeve të penalltive“, deklaron presidenti i UEFA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!