Kume në Abc Live: Rreth 70% e qytetarëve nuk njohin përfaqësuesit në këshillat bashkiakë

schedule12:30 - 14 Qershor, 2022

schedule 12:30 - 14 Qershor, 2022

Ish-kreu i Kosmisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume qenë i ftuar një Abc Live, ku ka folur për Refromën e re Territoriale.

Teksa komentonte ndarjen aktuale territoriale dhe balancimin mes pushteteve, Kume ka deklaruar se 70% e qytetarëve nuk i njohin anëtarët në këshillat bashkiakë.

Duke iu referuar të dhënave nga viti 2015, ish-kreu i KQZ tha se në zonat rurale nuk njihet asnjë anëtar i këshillave dhe nuk ka asnjë përfaqësues me vendbanim në fshat.

“Për mua shërbimet rregullohen kur institucionet që i ofrojnë kanë nivel përfaqësimi sa më cilësor për komunitetet e ndryshme qytetare. Kjo gjë rregullohet dhe nuk është objekt i refromës, rregullohet nga Kodi Zgjedhor.

Natyrisht një cilësi përfaqësimi do të thotë cilësi shërbimesh. Ka këshilla bashkiakë ku nuk ka asnjë anëtarë që të njihet nga komunitetet e zonave rurale, referuar rezultateve të 2015-ës. Në bashki të mëdha s’ka asnjë përfaqësues nga fshatrat. 70 % e qytetarëve nuk njohin anëtarët e këshillit bashkiak”, tha Kume./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!