Marash Kumbulla ka dalë jashë kontrollit në ndeshjen ndaj Sassuolos.
Mbrojtësi shqiptar ka lënë me 10 lojtarë ekipin e Romës pasi shkelmoi sulmuesin Domeniko Berardin.
Në fushë plasi një zënkë e vogël teksa gjyqtari iu drejtua VAR-it për të parë pamjet.
Pas rishikimit të tyre, ai nuk hezitoi të tregonte kartonin e kuq për Kumbullën, si dhe të ndëshkonte edhe me penallti Romën. Aktualisht rezultati është 1-3 në favor të Sassuolo. SHIKO VIDEON /G.D abcnews.al/