Roma do të përballet më 25 maj me Feyenoord në finalen e Conference League dhe për Marash Kumbullën është sfidë e veçantë edhe sepse luhet në “Air Albania” në Tiranë.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Mourinho është i emocionuar që tani dhe ka nëj mesazh edhe për tifozët e Romës.
“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë AS Roma. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale europiane në Shqipërinë time dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur.
Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Daje Roma”, shkruan Marash Kumbulla në llogarinë e tij në “Instagram”. / abcnews.al
View this post on Instagram