Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim situatës së Marash Kumbullës te Roma, ku nuk po gjen hapësira, edhe pse sezonin e kaluar ishte titullar. Mourinho e shikon atë si zëvendësues të dytë apo të tretë, diçka që shkon në kundërshtim me investimin 20 milionë eurosh të klubit kryeqytetas për ta blerë nga Verona:
“Deri më tani ata kanë pasur pak shanse. Nëse Riccardo Calafiori, pjesërisht, do ta kishte marrë parasysh këtë gjë, në moshën 19-vjeçare, Marash Kumbulla thuajse gjithmonë në stol, pret të luajë më shumë. Numrat, për të dy, flasin vetë: qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur asnjë minutë në Serie A, por e ka bërë këtë në “Conference League”, me 103 minuta në 4 ndeshje.
Calafiori, nga ana tjetër, ka luajtur 6 ndeshje, përfshirë 4 në Serie A, dhe është në kuotën e 267 minutave aktivizim për këtë sezon. Situata është e ndryshme për Kumbullën. Ndoshta, sepse përfshin edhe sezonin e kaluar. Duke e kthyer filmin, Marash, në verën e vitit 2020 ishte një nga mbrojtësit më të lakmuar, Antonio Conte e deshi fort te zikaltrit, por Roma u tregua më e shpejtë.
Ajo negocioi me Veronën dhe e rrëmbeu talentin shqiptar. Kumbulla ishte i bindur se do të luante shumë më tepër, kundrejt një investimi total prej mbi 20 milionë eurosh. Përkundrazi, mes Fonseca dhe Mourinho, ai luajti vetëm 31 ndeshje. Me kombëtaren e Shqipërisë është titullar i padiskutueshëm. Në moshën 21-vjeçare e ka të gjithë të ardhmen përpara.
Në stërvitje ai jep gjithmonë 110%, por për Mourinho, çifti Mancini-Ibanez nuk preket për momentin në qendër të mbrojtjes. Për Marashin mbetet detyra e përmbysjes së hierarkive, duke pritur kthimin e Smalling nda dëmtimi.
Përndryshe, nëse ai vazhdon të luajë kaq pak, më shumë zhvillime do të kemi në qershor (në merkato). Tani për tani, Kumbulla dëshiron dhe po përpiqet të bindë Mourinhon. Ndoshta një paraqitje e mirë në Polin e Veriut (kundër Bodoe/Glimt, në Ligën e Europës) mund ta ndihmojë”.