Kumbulla në elitën spanjolle/ Mbrojtësi i Kombëtares gjen të ardhmen në La Liga

schedule18:58 - 17 Gusht, 2024

schedule 18:58 - 17 Gusht, 2024

Shpreson shumë që të arrijë sërish në këto nivele.

Marash Kumbulla ka qenë një lojtar i spikatur në Serinë A për Veronën dhe Romën, por po ashtu është I njëjti që kaloi vështirësi tepër të mëdha në kryeqytetin italian dhe tek  Sasuolo.

Gjithsesi, siç thuhet, edhe për të shihet “dritë në fund të tunelit”, sepse ka gjetur ekipin për këtë sezon.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare është tashmë pjesë e Espanjolit në La Ligën e Spanjës, pasi klubi roman ra dakord me atë katalanas për huazim njëvjeçar.

Nga të dy klubet nuk jepen hollësi për këtë huazim, ndonëse besohet se Roma do të paguajë rrogën e futbollistit kuqezi, ose një pjesë të mirë të saj, në pritje që ai të rikthehet në formën e dikurshme.

Kumbulla ka luajtur 68 ndeshje në Serinë A në tre sezone për verdhekuqtë, duke shënuar 4 gola, si dhe ka shënuar një gol për Veronën në 25 ndeshje.

Klubi nga kryeqyteti pagoi 26.5 milionë euro për kartonin e tij në 2021, ndërsa aktualisht vlera e futbollistit 24-vjeçar është vetëm 4.5 milionë euro.

Në 29 prill të vitit të kaluar, ai pësoi një dëmtim të rëndë duke munguar më shumë se 250 ditë, dhe që nga ajo periudhë ende nuk e ka marrë veten, ndonëse ishte në Euro 2024 në radhët e Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!