Kumbulla humbet Shqipërinë për dëmtim, Mersinaj “peng” i COVID-19

schedule12:38 - 29 Gusht, 2020

schedule 12:38 - 29 Gusht, 2020

“U dëmtua edhe Kumbulla”, një lajm që Edy Reja, trajneri i kombëtares, e tha “live” gjatë konferencës për shtyp. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ndiqet nga fati i keq dhe do të mungojë për ndeshjet kundër Bjellorusisë (4 shtator) dhe Lituanisë (7 shtator).

Veç Kumbullës, një tjetër lojtar që nuk mund të jetë në këtë përballje është mbrojtësi Jon Mersinaj. Shtatlarti, i cili në Superiore është aktivizuar me Laçin dhe ka spikatur sivjet me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, është në dyshim.

Emri i tij nuk figuronte ne listë, por Reja e do në kombëtaren A të riun. Mersinaj ka qenë pjesë e listës edhe për miqësoret e marsit, që u anuluan. Tani COVID-19 mban peng bashkimin e mbrojtësit me kombëtaren.

Së bashku me Enis Çokajn kanë qenë kontakt me persona të infektuar me COVID-19 te skuadra e tyre dhe prej disa ditësh ata kanë qenë në karantinë, duke mos luajtur me klubin e tyre në Kroaci. Mersinaj pritet të bëjë testin e Koronavirusit dhe më pas do të vendoset nëse mund të grumbullohet me Shqipërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!