Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kumbulla gati për ekip të madh”, trajneri Juric nuk ka asnjë dyshim

schedule14:39 - 31 Korrik, 2020

schedule 14:39 - 31 Korrik, 2020

Xhevahiri i ekipit kombëtar, Marash Kumbulla, po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, ndërsa shpesh herë ka përfunduar në faqet e para të mediave italiane. Elozhet për 20-vjeçarin nuk kanë munguar dhe paraqitjet në fushën e lojës me fanellën e Hellas Verona kanë qenë fantastike, aq sa nuk u kane shpëtuar syve më të mprehtë të drejtuesve më të mirë sportivë në Itali.

Inter dhe Lazio janë dy ekipet favorite për të siguruar shërbimet e djaloshit nga Malësia e Madhe, kurse Juventus dhe Napoli janë tërhequr nga gara. Verona kërkon të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur, ndërsa trajneri i klubit Italian Ivan Juriç ka lavdëruar lojtarin për sezonin e mrekullueshëm.

“Kumbulla është gati për të luajtur me një skuadër të madhe, megjithatë unë do të doja të qëndronte këtu edhe për një vit tjetër. Më pëlqen shumë”, u shpreh trajneri kroat.



Kumbulla nuk është prononcuar për asnjë moment për të ardhmen e tij, ndërsa me të gjitha gjasat ky është sezoni i fundit me klubin ku hodhi  hapat e para në karrierë e që tashme po shkëlqen si futbollist. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!