Marash Kumbulla u shfaq për mikrofonat e medieve mbrëmë, pas fitores së pastër me shifrat 3-0 ndaj Shakhtar Donetsk, një kundërshtar i rrezikshëm edhe për skuadrat e mëdha në Champions League.
Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte 90 minuta në fushë dje dhe bëri një paraqitje pozitive, përveç një kartoni të verdhë të marrë në minutën e 55-të për një faull të shkaktuar.
“Sonte ne kemi mbrojtur të gjithë së bashku dhe kjo me të vërtetë ka ndihmuar. Shakhtar ka provuar gjatë gjithë sezonit se është ekip shumë i fortë. Mund të na japë diçka më shumë për të përballuar ekipet e mëdha.
Në fakt, ne gjithashtu kemi bërë presion shumë të mirë kur kundërshtari kishte topin në këmbë, veçanërisht mbrojtësit e tyre. Kjo është ajo që trajneri na kërkoi dhe mendoj se ishte një veprim i mirë”, u shpreh ylli i kombëtares sonë. /abcnews.al