Kumbulla dhe Bajrami mbeten pa trajner, Sassuolo shkarkon Dionisin

schedule13:00 - 26 Shkurt, 2024

schedule 13:00 - 26 Shkurt, 2024

Sassuolo ka shkarkuar trajnerin Alessio Dionisi pas humbjes 2-3 me Empolin. 43-vjeçari qëndronte në stolin e Sassuolos prej verës së vitit 2021, duke regjistruar 107 ndeshje si teknik i skuadrës.

Skuadra e Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës ndodhet në një krizë totale, pasi kanë 6 ndeshje që nuk fitojnë. Ata ndajnë vendin e parafundit në Serie A së bashku me Cagliarin dhe Veronën.

Në stolin e Sassuolos tashmë do të ulet në mënyrë të përkohshme Emiliano Bigicas, trajneri i ekipit të të rinjve./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!