Kumar, borxhe dhe drogë/ Shqiptarët kërcënojnë italianin, por bien në prangat e policisë

schedule17:16 - 20 Shkurt, 2020

schedule 17:16 - 20 Shkurt, 2020

Disa shqiptarë i kanë dhënë para borxh një 50-vjeçari italian dhe në momentin që nuk kanë marrë borxhin e tyre shqiptarët e kanë kërcënuar. Italiani u kishte borxh, rreth 4 mijë euro, kryesisht para që ishin përdorur në kumar dhe për konsum droge.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët i dërgonin italianit kërcënime me vdekje në telefonin e tij gjatë orëve të ditës dhe të natës. I ndodhur në kushte tensioni dhe frike italiani 50-vjeçar i është drejtuar policisë.

4 persona: AC, 37 vjeç, nga Silvi si dhe EN, 35 vjeç, ST, 22 vjeç dhe EB, 28 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët e stacionit policor në Pineto dhe Silvi. Mësohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë, banorë të Alba Adriatica.

Tashmë ata do të duhet të përgjigjet për veprat penale të zhvatjes së rëndë me dashje, si dhe për përdorim të një armë prerëse.