Kulturë dhe histori/ Media britanike: Në zbulim të thesareve të Shqipërisë

schedule10:26 - 5 Prill, 2024

schedule 10:26 - 5 Prill, 2024

-Të frymëzuar nga udhëtimet e tre britanikëve, poetit Lord Byron, diplomatit Aubrey Henry Molyneux Herbert dhe artistes dhe shkrimtares Edith Durham, ne u nisëm për të eksploruar Shqipërinë, ku ndërthuren tre peizazhe- lumi, mali dhe deti, sipas britanikes “Mail Online”.

Ishim katër veta, unë (Bettany), bashkëshorti im dhe dy vajzat tona 20-vjeçare. Kam 15 vjet që i sjell këtu, por tani udhëtimet në Shqipëri po lulëzojnë. Pas 50 vitesh izolim nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha – në detyrë nga viti 1944 deri në 1985 dhe plotësisht e pavarur vetëm që nga viti 1992 – Shqipëria po e pret botën krahëhapur.

Shqiptarët kanë një frazë të bukur, të nderuar –  ‘lum këmbët që ju sollën këtu’. Pra, shkoni shpejt në Shqipëri ndërsa mikpritja është e ngrohtë dhe autentike, dhe një gosti për katër persona kushton më shumë se në një pijetore në Britaninë e Madhe.

E admiroj qëndrimin shqiptar ndaj ëmbëlsirave. Ata janë të mrekullueshëm dhe i hanë ato herët në mëngjes, shpesh të sapopjekur me portokall dhe krokante me fara kungulli.

Për fat të mirë ka shtigje ku mund të bëni ecje malore.

Mbi Kalanë e Krujës, 40 minuta nga kryeqyteti Tirana, ndodhet një faltore e gdhendur në shkëmb që i përket sektit bektashi (një ndërthurje e besimeve myslimane, të krishtera dhe të lashta).

Rreth 915 metra e lartë, faltorja vizitohet nga pelegrinë të shumtë.

Një grua e moshuar më shiti për çaj lule të këputura të sapo vjela dhe vaj trëndafili për flokët. Është e lehtë të imagjinohet pse Lord Byron e donte kaq shumë këtë vend.

I kujtonte malësitë e largëta të Skocisë. Duke lëvizur në jug nga Tirana në qytetin me pamje malore të Beratit, me malin e shenjtë Tomorr që ndez flakën e kuqe në mëngjes, shpatet e tij janë shtëpia e arinjve, shqiponjave dhe shkabave të zeza, qyteti ‘i njëmijë dritareve’ ishte ndalesa e tregtarit në rrugët e vjetra të mëndafshit.

Ne u akomoduam në “Hotel Vila Aleksander” dhe u zgjuam nga pulat që bënin vezë. Shqipëria ka një kod të ashpër mikpritjeje – Besa – që do të thotë se njerëzit do të heqin dorë nga gjithçka për të mbrojtur mysafirët e respektuar.

Shqipëria u bë një nga vendet e rralla e cila strehoi popullsinë hebreje, kryesisht refugjatë që ikën nga nazistët, pas Luftës së Dytë Botërore.

Me ishullin e Korfuzit, i dukshëm në një ditë të kthjellët, dhe Italinë vetëm katër orë me traget larg, Riviera Shqiptare ka nisur të lulëzojë.

Kapiteni im i preferuar detar shqiptar, në bregdetin e Jonit në qytetin e Vlorës, quhet Baci, i cili organizon udhëtime me porosi në rezervatin natyror të pabanuar të Karaburunit, ku në gjirin e Gramës ka ende mbishkrime të lashta, rreth 23-shekullore të gdhendura në shkëmbinj.

Ka lutje të përzemërta për vëllezërit mitikë marinarë të Helenës së Trojës, Kastorit dhe Polluksit.

Pas një eksplorimi të shpellave detare të përhumbura, të denja për Homerin, tryezat e kapiten Bacit në brendësi të portit ofruan peshk të freskët dhe të skuqur ndërsa prisnim, patate të skuqura ari dhe një sallatë trengjyrësh – më e mirë se çdo sallatë që kam ngrënë në Itali.

Më në jug, rreth tre orë me makinë, Butrinti – që thuhet se është themeluar nga heroi i Luftës së Trojës, Enea – është një vend ku mbetjet greke të lashta vështrojnë harqet romake, mozaikët bizantinë dhe mbetjet e lagunave veneciane.

Aty pranë, figura të njohura si Dua Lipa dhe yje të tjerë marrin me qira vila në “Resortin Kep Merli”.

Lumenjtë në Shqipëri mbartin një histori të gjatë. Lumi i egër i Vjosës është kthyer në një park kombëtar, që derdhet në Adriatik nga malet e Pindit në Greqi.

Çaji i kamomilit kultivohet në livadhe, reçeli i qershisë nga qershitë e egra. Rreth qytetit kala të Tepelenës, derdhet lumi i Vjosës i cili ofron mundësinë për rafting në ujërat transparente.

Ia vlen të ndiqni lumin Osum dhe degët e tij, midis qytetit të Beratit dhe fshatit të vogël Roshnik, i rrethuar nga sipërfaqe të mbjella me ullinj dhe kajsi.

Vajzat tona, Sorrel dhe May këmbëngulën që të na shtronin një vakt falënderimi.

Vendasit na thanë të vizitonim vendin e quajtur “Alpeta Agrotourism & Winery”. Në tavolinën tonë u shërbyen; djathë dhie me erëza, kana me verë të kuqe dhe të bardhë, bukë misri, byrekë me kunguj.

Ne hëngrëm derisa nuk mundëm të hanim dot më. I gjithë vakti për katër persona kushtoi 42 euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!