Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregojnë vlerat, kulturën dhe identitetin e një vendit. Kjo traditë, sot sipas mjeshtërave është drejt zhdukjes, pasi interesi i brezave të rinj për të ushtruar punët e dorës është thuajse zero.
ABC ishte në punishten e bakrit të Kastriot Demerxhiut, i vetmi që realizon punimet artistike dhe suveniret ne bakër duke ruajtur traditën.
Ndërkohë që edhe Dëshira Maja është ndër të paktat gra në Pazarin e Krujës që vazhdon të ruajë traditën e të punuarit të qilimave, shqetësim për të mbetet transmetimi I kësaj tradite tek brezat e rinj. Pandemia thuajse e ka zbrazur pazarin nga turistët që nga fillimi i pandemisë, shumë prej dyqaneve janë detyruar të mbyllen nga mungesa e shitjeve.
Për më tepër, ndiqni specialen e përgatitur nga gazetarja Leontina Nika. /abcnews.al/