Në kushtet e një rritjeje rekord të numrit të turistëve dhe në prag të zgjedhjeve komunale, qyteti i Vjenës po shqyrton vendosjen e një takse të re për vizitorët, të njohur si “euroja e kulturës”.
Kjo taksë do të aplikohet për çdo qëndrim në hotele apo struktura të tjera akomoduese dhe do të përdoret ekskluzivisht për mbështetjen e jetës kulturore në qytet.
Sipas Këshillares për Kulturën, Veronica Kaup-Hasler, Vjena po përjeton një “bum turistik të paprecedentë”, me kulturën si atraksionin kryesor.
Vizitorët tërhiqen nga opera, ekspozitat artistike dhe koncertet në ambient të hapur, ndaj ideja e një tarife të vogël shtesë për të ndihmuar financimin e këtyre aktiviteteve duket e arsyeshme.