Arrestohet Luigi Sartor, ish-futbollisti i Juventusit, Interit, Romës dhe Parmës, i cili ka provuar të luajë edhe në dy ndeshje me kombëtaren e Italisë.
46-vjeçari, i cili luante si mbrojtës, është ndaluar së bashku me bashkëshorten e tij. Guarda di Finanza e Parmës i ka zbarkuar në shtëpinë e tij në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në malet e Parmës.
Në vilën e braktisur ai po kultivonte marijuanë dhe pasi policia ka mbledhur informacion dhe ka shkuar e ka kapur Sartor në flagrancë. Ai kishte kultivuar 106 bimë të lëndës narkotike. /abcnews.al