Kultivonte kanabis në pronat e tij, kapet 41 vjeçari në Shkodër

schedule10:56 - 7 Qershor, 2023

schedule 10:56 - 7 Qershor, 2023

Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

Sipas policisë mësohet se ky shtetas ka mbjellë në një pronë të tij 35 bimë narkotike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë vënë në pranga një 41 vjeçar, banues në fshatin Trush, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Tush i Poshtëm, Vau i Dejës, në pronën e këtij shtetasi, janë gjetur të mbjella 35 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Disa bimë u sekuestuan si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!