Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kultivonin lëndë narkotike, pranga babë e bir në Shkodër

schedule11:33 - 9 Korrik, 2025

schedule 11:33 - 9 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, babë e bir pasi kishin kultivuar 114 bimë kanabis sativa në fshatin Drisht. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 02.07.2025.

“Si rezultat i hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Drisht. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Drisht”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!