Kultivonin lëndë narkotike në banesa, në pranga i riu nga Kruja, në kërkim babai dhe vëllai

schedule15:36 - 6 Shkurt, 2023

schedule 15:36 - 6 Shkurt, 2023

Ditën e sotme një shtetas është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim së bashku me të atin dhe vëllain e tij, këta të fundit kultivonin lëndë narkotike brenda 2 banesave.

Bëhet fjalë për shtetasin K.X, 25 vjeç, i cili është arrestuar ditën e sotme në Krujë.

Babai dhe vëllai i tij ndërkohë janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit policor u sekuestruan 206 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe shpalli në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij), për këtë veprimtari kriminale, ku njeri prej tyre u arrestua sot.

Policia po vijon punën për kapjen e dy autorëve të tjerë.

Njoftim policie

Krujë/Vijon operacioni policor antidrogë, i koduar “Derveni”, i zhvilluar më 10 nëntor 2022.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.

Shtetasi i ndaluar, me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë operacionit antidrogë “Derveni”, Policia shkatërroi 2 ambiente ku kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave, sekuestroi 206 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe shpalli në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij), për këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës lokalizuese dhe operacionale, me qëllim vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-K. X., 25 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Derveni”, të zhvilluar më 10 nëntor 2022, nga Komisariati i Krujës dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (babai dhe vëllai i tij), kishin kultivuar në 2 ambiente të një banesë, në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, 206 bimë narkotike që u sekuestruan së bashku me pajisjet e tjera elektrike që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor “Derveni”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/