Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kultivonin bimë narkotike me llamba, dy të arrestuar në Kamëz, sekuestrohen 12 kilogramë kanabis

schedule12:07 - 1 Tetor, 2025

schedule 12:07 - 1 Tetor, 2025

Dymbëdhjetë kilogramë kanabis kanë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të zhvilluar në Kamëz. Gjatë operacionit të koduar “Kombinimi” është zbuluar një banesë ku kultivoheshin bimë narkotike, me llamba.

Gjithashtu janë sekuestruar 12 kg kanabis, municion luftarak, granata, ndezësh minash, fitila detonatorë, tritol, armë të ftohta dhe peshore elektronike. Në pranga janë vënë dy persona për këto veprimtari kriminale.

Dy shtetasit, janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Bathore, duke qarkulluar me 2 automjete, në të cilat gjatë kontrollit, u gjetën në total 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, në Bathore dhe në Kamëz.

Më tej, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, u krye kontroll në banesën e 53-vjeçarit, në fshatin Gjormë, ku u konstatua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Gjatë kontrollit në këtë ambient, u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, të kultivuara në vazo, 7 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 4 kallep tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezesh minash luftarake.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, në Tiranë, u gjetën 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 1 shufër metalike dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këto veprimtari kriminale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!