Një 31-vjeçar me iniciale I.Ll është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kultivuar kanabis në fshatin Shpat-Rovë në Baldushk. Policia njofton se bimët narkotike janë asgjësuar me djegie. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Shpat-Rrovë, Baldushk.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Ll., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar në territorin e fshatit Shpat-Rrovë, Baldush, bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al