Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës për kultivim lëndësh narkotike. Policia njofton se Foto Papa kishte mbjellë dhe kultivuar në një sipërfaqe toke në zotërim të tij në vendin e quajtur “Roshan” të Finiqit, 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme./abcnews.al