Kulmi i të infektuarve me grip dhe Covid, ISHP: Fund janari, fillim shkurti

schedule16:12 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 16:12 - 27 Dhjetor, 2022

Rritja e të prekurve nga koronavirusi dhe gripi parashikohet të vijojë dhe pas festave. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit sipas epidemiologëve të Institutit të Shëndetit Publik pritet të sjellin kulmin e të infektuarve.

Gripi është kthyer në qarkullim me të njejtin intensitet si para pandemisë ndërsa rastet me koronavirus këtë periudhë janë rritur në 17 bashki.

Aktualisht gripi dhe virozat e tjera të rrugëve të frymëmarrjes po dominojnë ndaj koronavirusit. Mjekët apelojnë për të mos i neglizhuar shenjat e tyre pasi virozat në qarkullim  përhapen shumë shpejt dhe po shfaqen më agresive se dy vitet e shkuara.

/abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!