“Këta që sot pretendojnë bashkim të opozitës janë shkaku i përçarjes së saj” është ky reagimi që vjen nga sekretari për mardhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri në përgjigje të deklaratave të deputetit të Foltores, Flamur Noka.
Duke iu drejtuar me termin ‘opozitarë të rrugicave’, Kulluri thekson se e vetmja rrugë për bashkëpunim me PD është që të mbajnë qëndrim të qartë për personat e shpallur non grata, duke u ndarë përfundimisht me ta.
Postimi i plotë:
Nisur nga deklarata e sotme e perfaqesuesve te Foltores, demokratet dhe opinioni publik duhet te dijne se : 1) Keta qe sot pretendojne bashkim te opozites jane shkaku i percarjes se saj;
2) Loja me perplasje ne Kuvend per te penguar reformen zgjedhore shkon kunder interesit publik per nje parlament te qytetareve dhe jo kryetareve;
3) Cdo perpjekje e Foltores per te qene “partizanet” e Rames eshte e deshtuar, pasi populli opozitar nuk ka nevoje per hallexhinj por per drejtues moral te opozitarizmit.
4) E vetmja rruge qe kane “opozitaret e rrugicave” per te bashkepunuar me Partine Demokratike , eshte qe te mbajne qendrim te qarte per personat e shpallur Non-Grata, duke u ndare perfundimisht nga ta. Kjo kerkon njerez te lire dhe me dinjitet.