Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, duke komentuar deklaratën e presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko se jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore, tha se kjo nuk mund të ndodhë. Në emisionin “Zonë e Lirë”, eksperti i sigurisë tha se do të ketë një seri konfliktesh në rajone të caktuara.
Ai thotë se Rusia nuk ka objektiv Moldavinë por pjesën e mbetur të Detit të Zi. Sipas Kullës, presidenti rus Vladimir Putin synon që të kapë zonat e mbetura në lindje të Ukrainës për të kaluar më pas në pjesën e mbetur të Detit të Zi, në Odessa, ku janë edhe objektivat strategjikë.
“Rusia konsiderohet si fuqia më e madhe botërore për armët atomike. Lufta në Ukraiën ka treguar dobësitë e Perëndimit. Pafuqia për të parë se gati e kishin kthyer NATO-n në një OJF, për të krijuar një ushtri të mirëfilltë apo idetë e çmendura të BE për një ushtri autonome, konflikti në Lindjen e Mesme apo konfliktet e mundshme në Lindjen e Largët, përfshirë Korenë e Veriut që furnizon Rusinë me lloj lloj armatimesh, bën një gjë që përballë një Evrope në kaos dhe një Amerike në proces zgjedhor, në logjikën e asaj që njihet si Brics i zgjeruar, Perëndimi është kthyer nga G20 apo G0. Është më e thjeshtë për vendet që nuk pyesin për zgjedhjet, përfshirë presidentin bjellorus që është një zëdhënës i Putinit, sesa në Perëndim ku liderët janë të destinuar të ndërrohen por edhe pjesa tjetër politike që përballen me paaftësi vendimmarjeje se duhet të respektojnë pushtetin demokratik.
Sot Brics i intereson ta çojë perëndimin e dobët drejt një luftë dhe kjo ka zgjuar Perëndimin. Vendet janë ftilluar nga broçkullat me smart defence dhe ta kuptojnë se duhet të kenë shtete të forta. Në këtë kuadër po bëhet stërvitja e madhe e NATO-s. Nuk mendoj se do të ketë Luftë të Tretë Botërore por një seri të madhe luftërash. Rusia nuk do të bëjë pushtimin e Moldavisë. Ata kanë vetëm një objektiv që pasi të mbarojnë zonat e mbetura mbi Donbass, do të vazhdojë pjesa e mbetur e Detit të Zi. Fronti i ardhshëm është zgjerimi i mbetur i Detit të Zi. E ardhmja strategjike e Rusisë shkon deri në Odessa sepse është pjesa e mbetur e Detit të Zi. Objektivi afatshkurtër është të pastrojë zonat e mbetura në lindje dhe të përqendrohet në Odesa ku janë objektivat strategjikë”, u shpreh Kulla. /abcnews.al