Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kulla blu merr sinjale rozë/ Berisha: Duam Avokatin e Popullit. Balla i shkel syrin në distancë

schedule15:12 - 13 Tetor, 2025

schedule 15:12 - 13 Tetor, 2025

Një qytet i mban, një lumë i ndan. Von Der Lajen tek Rama, Berisha i vetëm në seli. Njëri në korsinë e duhur, tjetri në të vetën. Por ditën që paqja mbërriti në Gaza, edhe në selinë blu, zbarkoi qetësia.

“Por sot është një ditë historike për mbarë botën. Faza e parë e planit të presidentit Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme u zbatua me sukses. Presidenti Donald Trump ndodhet aktualisht në Izrael dhe do vizitojë edhe Egjiptin me një mesazh të madh: fillim i ri.”

Doktori i cili mendon se të gjitha çështjet e tij i ka në terezi, tani që gjeti Florian Binajn, foli edhe për Kosovën. Albinin nuk e uroi dot, të paktën jo për rezultatin.

“Kosova dha një leksion të madh për Tiranën, për Beogradin dhe të gjitha autokracitë e rajonit, zhvilloi zgjedhje të lira, të drejta, dinjitoze.”

Pasi mendon që i ka fituar zgjedhjet lokale, pas sondazhit online të Syrit për Florian Binajn, doktori shtroi hapin për një tjetër fitore imagjinare të opozitës.

“Kësaj radhe nuk e kanë më të drejtën që ta mbajnë më peng 3 vjet zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Për t’i dhënë Avokat të Popullit dikë që përmbush profesionalisht parashikimet që ka Kushtetuta dhe ligji, jo anëtar i një partie politike por një përfaqësues i nderuar pse jo i shoqërisë civile me kontribute në jetën sociale të vendit.”

Megjithatë mesazhi i fshehtë brenda deklaratës, është se PD është gati për pazare të reja. Me ngadalë, mazhoranca dhe opozita duket se po qetësojnë gjakrat për dy komisionet e posaçme të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale. Berishës I erdhi sinjali andej nga nuk e priste kurrë. Nga këpucët e Taulant Ballës.

“Kam marrë dhe plotfuqishmërinë nga grupi parlamentar nëse doni për ta negociuar dhe për ta pranuar.”

Dhe me këtë hap arrihet edhe dakordësia. Si për shembull me barazinë gjinore. Balla tha se ligji është gati, vetëm me disa saktësim termash, Opozita hesht, dhe Bardhi s’duket të jetë kundër. Ose së paku, po pret saktësimet. Ndonjëherë djalli fshihet te detajet e vogla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!