Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuleba pas telefonatës me Amir-Abdollahian: Irani nuk e mbështet pushtimin e Ukrainës

schedule18:27 - 14 Mars, 2022

schedule 18:27 - 14 Mars, 2022

Irani nuk e mbështet pushtimin e Rusisë. Të paktën kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Ukrainës.

Dmytro Kuleba, deklaratën e bëri pas një telefonate që pati me homologun e tij iranian Hossein Amir-Abdollahian. Ky i fundit pritet të vizitojë Moskën të martën.

Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi: “Irani është kundër luftës në Ukrainë, mbështet një zgjidhje paqësore. Kërkova ta përcjellë mesazhin tim në Moskë: Rusia duhet të ndalojë bombardimin e civilëve, të angazhohet për armëpushim dhe të tërhiqet nga Ukraina”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!