Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuleba pas takimit me Biden: Rusia do gatuhet në një tigan me sanksione

schedule17:57 - 26 Mars, 2022

schedule 17:57 - 26 Mars, 2022

“Rusia është zënë në kurth në një tigan sanksionesh dhe do të gatuhet në ditët që vijojnë.” Kjo ishte metafora që përdori ministri i Jashtëm i Ukrainës për të shpjeguar situatën, pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden dhe Sekretarin amerikan të Shtetit në Varshavë.

Po ashtu, Dmytro Kuleba tha se SHBA-të kanë premtuar që të rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën.

“Asnjë shtet tjetër s’i ka dhënë Ukrainës më shumë mbështetje se Shtetet e Bashkuara. Dhe, kjo është shumë e rëndësishme,” shtoi ai.

“Rezistenca ukrainase dhe armët perëndimore, kryesisht armë amerikane, është receta e suksesit në fushën e betejës.”

Kuleba nuk dha asnjë detaj në lidhje me ndihmën shtesë ushtarake, por thotë: “Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje.” /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!