Kuleba flet me homologen gjermane: Na duhen armë sa më shpejt, situata e vështirë në Donbass

schedule21:01 - 26 Maj, 2022

schedule 21:01 - 26 Maj, 2022

“Situata është aq e vështirë në Donbas sa forcat ukrainase kanë nevoje për më shumë armë të rënda, sa më shpejt të jetë e mundur.”

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një bisede telefonike me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

“Fola me homologun tim gjerman Baerbock dhe e informova për situatën e vështirë në Donbas. Ne kemi nevojë për më shumë armë të rënda dhe që duhet që të na dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur për të zmbrapsur sulmet ruse,” shkroi Kuleba në Twitter.

Në takim u diskutua gjithashtu rreth “sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë dhe statusit të Ukrainës si vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE”.  /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!