“Bisedimet e organizuara nga Arabia Saudite fundjavën e kaluar ishin një “përparim” për Kievin që treguan se është e mundur të mblidhet mbështetja globale rreth planit 10-pikësh të propozuar nga Presidenti Volodymyr Zelenskiy për t’i dhënë fund luftës së Rusisë”.
Kështu u shpreh ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkruan Reuters.
“Nëse një vend dëshiron të jetë në selinë e parë të politikës botërore, ai duhet të bëhet pjesë e këtyre takimeve koordinuese,” tha Kuleba.
Zyrtarë nga më shumë se 40 vende – duke përfshirë Kinën, Indinë, Brazilin, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, por jo Rusinë – morën pjesë në bisedime, të cilat u panë si një përpjekje e Kievit për të ndërtuar një koalicion më të gjerë fuqish për të mbështetur vizionin e paqes./abcnews.al