Kuleba bisedë telefonike me homologun e tij kinez, fokus negociatat e paqes Rusi-Ukrainë

schedule15:32 - 16 Mars, 2023

schedule 15:32 - 16 Mars, 2023

Ministrat e Jashtëm kinezë dhe ukrainas kanë zhvilluar një bisedë telefonike, e para e një niveli të lartë mes dy vendeve.

Pas telefonatës ministri i jashtëm i Kinës,  Qin Gang  tha se kishte paralajmëruar homologun e tij  se konflikti në Ukrainë mund të “dalë jashtë kontrollit”.  Ai tha gjithashtu se Kina ka shpresë për dialogun midis Ukrainës dhe Rusisë “pa marrë parasysh sa i vështirë apo sfidues” është.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se kishte diskutuar rëndësinë e integritetit territorial të vendit të tij me homologun e tij kinez.

/abcnews.al