Kukësi vazhdon me afrimet, 2 lojtarë zyrtarisht nën urdhrat e Gegës

schedule16:00 - 24 Gusht, 2022

schedule 16:00 - 24 Gusht, 2022

Kukësi ka arritur të firmosë me dy lojtarët e kërkuar nga Skënder Gega. Verilindorët kanë zyrtarizuar tashmë afrimin e Laurenc Xhekës i cili do të mbajë veshur fanellën e Kukësit për 3 vite, ndërsa mesfushori nigerian i cili ka dalë nga moshat e Leicester Cityt ka firmosur kontratë 2 vjeçare.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Laurenc Xheka dhe mesfushori anglez Layton Ndukëu janë zyrtarisht futbollistë të skuadrës sonë! Xheka ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton ka firmosur për dy sezone.

22 vjeçari Xheka vjen te Kukësi nga ekipi i Korabit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën. Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23 vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë

Klubi i Kukësit ju uron mirëseardhje futbollistëve Laurenc Xheka dhe Lyton Ndukëu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar klubi verilindorë.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!