Kukësi e Teuta kanë zbritur në fushë ditën e sotme. Verilindorët janë përballur me ekipin e Al Wehda, nga Arabia Saudite, dhe është mposhtur me rezultatin 1-2.
Goli e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Diego Longo e ka shënuar Edi Basa, një nga afrimet e merkatos së verës te Kukësi.
Al Wehda – Kukësi 2-1
Shënues: Basa 20’
Kukësi: Tafas, Rapo, Hila, Lulaj, Peposhi, De Lucas, Sh. Taipi, Basa, Gj. Taipi, Gavazaj, Daci. Trajner. Diego Longo
Nga ana tjetër Teuta kishte zgjedhur një duel brenda familjes, kundër ekipit të 21-vjeçarëve që drejtohet nga Gentian Begeja.
Kampionët e Superiores triumfuan me rezultatin 6-2 dhe ata që ngrohën ishin Sherif Kallaku, i cili realizoi 3 gola, dhe Pepi Gorgiev me 2 rrjeta të tundura. Golin tjetër e shënoi Blagoja Todorovksi.
Teuta-Teuta U21 6-2
Shënues: Gorgiev 2’, 55’, Kallaku 35’, 43’, 57’, Todorovski 70’
Teuta: Qirko, Jazxhi, Selmani, Jackson, Idrizaj, Aleksi, Daja, Gruda, Kallaku, Zogaj, Gorgiev. (U aktivizuan: Kotobelli, Todorovsi, Karabeci, Beqja, Plaku, Valpoort, Kapllani). Trajner: Edi Martini. / abcnews.al