Kukësi ka prezantuar një tjetër afrim në skuadër, teksa Gabriel Barbosa Avelino është lojtari më i ri i verilindorëve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale klubi bën të ditur edhe firmosjen me lojtarin brazilian, i cili është kërkuar vazhdimisht nga trajneri Skënder Gega.
“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Gabriel Barbosa Avelino është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Barbosa ka firmosur me klubin tonë një kontratë huazimi deri në fund të sezonit, teksa klubi ynë ka të drejtën për të ruajtur një % të kartonit.
23 vjeçari brazilian vjen te Kukësi nga kampionati grek ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së APO Levadiakos. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Palmeiras, Seoul, Paysandu e Spal U19.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit Gabriel Barbosa dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, shkruan klubi verilindor në rrjetet sociale. /f.a/abcnews.al