Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi shpreson të fitojë 200 000 euro nga kartoni i Rezhinaldos

schedule17:59 - 14 Janar, 2019

schedule 17:59 - 14 Janar, 2019

Kukësi pritet të ketë ndryshime të reja në skuadër. Presidenti Gjici planifikon të transferojë sulmuesin Rezhinaldo, dhe të afrojë një sulmues tjetër.

Shpenzimet kanë qenë të mëdha kohët e fundit. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është detyruar të nxjerrë nga xhepi shuma të rëndësishme për të bërë të mundur afrimet e dimrit, por ndërkaq ai po mendon të rikuperojë.

Pas afrimit të sulmuesit Vasil Shkurtaj dhe të mesfushorit Rrocaj, njeriu që mund ta ndihmojë për t’ia dalë është Rezhinaldo.

Sulmuesi nga Mozambiku konsiderohet si i mundshëm për t’u transferuar tani në janar, edhe pse vetëm kundrejt një shifre aspak të vogël.

Plot 200 000 euro mësohet se kërkon Gjici për kartonin e tij, dhe bisedime në Antalia ka pasur, por jo për të arritur në një marrëveshje.

Rezhinaldo shënoi 7 gola gjatë fazës së parë të sezonit, duke qenë lojtari më I rëndësishëm ofensiv, por afrimi i Shkurtajt ka ndryshuar situatën.

Për më tepër, futbollisti njihet si jo pak problematik në marrëdhënie me drejtuesit dhe me trajnerët, siç ndodhi edhe kur ishte tek Laçi, por edhe në përplasjet që ka pasur me teknikun e Kukësit, Armando Cungu.

Burime pranë klubit verior bëjnë me dijë se presidenti Gjici kërkon që, me paratë e mundshme të fituara nga kartoni i Rezhinaldos, të afrojë në skuadër një sulmues tjetër.

Në këtë mënyrë do të mund të përballonte kërkesën për rrogë, që mund të shkonte në 8 deri në 10 000 euro në muaj.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!