Kukësi prezanton mbrojtësin Bruno Lulaj

schedule20:45 - 18 Qershor, 2019

schedule 20:45 - 18 Qershor, 2019

Skuadra e Kukësit vijon përforcimet në prag të duelit ndaj Debreçen. Verilindorët kanë nënshkruar me mbrojtësin Bruno Lulaj.

Pas Emiljano Mustës, Mark Van Basten dhe portieri Ilir Avdyli skuadra e Kukësit ka prezantuar edhe goditjen e katër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Bruno Lulaj, i cili u transferuar nga skuadra e Skënderbeut. 24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën nënkampione të Shqipërisë. Në të kaluarën, Lulaj është aktivizuar edhe me skuadrën e Laçit ku spikati si futbollist. Sa i përket të ardhmes së futbollistit Valdet Rama, skuadra verilindore ka reaguar zyrtarisht duke hedhur poshtë aludimet rreth largimit nga Kukësi. Në komunikatën e klubit theksohet se futbollisti do t’i bashkohet grupit tjetër të lojtarëve në fundjave për të nisur fazën përgatitore.

Duke iu referuar spekulimeve të medias, për largimin e Valdet Ramës nga skuadra jonë, njoftojmë tifozët dhe të gjithë opinionin sportiv, se mesfushori është në kontratë me FK Kukësin dhe do i bashkohet ekipit në fundjavë për të zhvilluar fazën përgatitore. Është njoftimi i skuadrës së Kukësit. Për Ramën ka një interesim të skuadrës së Tiranës ndërkohë që drejtuesit e klubit verilindor nuk lejojnë largime të tjera pas Rexhinaldos dhe Kordeiros./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!