Luka Milunovic dhe Kukësi kanë ndarë rrugët. Sulmuesi serb ka marrë lejekalimin nga verilindorët shkruan Supersport.
Milunovic ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të shkuar te Kukësi, por palët kanë menduar të ndajnë rrugët.
Ndërkohë në kampin verilindor po mendojnë edhe për përforcimet dhe pritet që të firmosë braziliani Agnaldo Moraes.
Mesfushori ka luajtur me Kastriotin dhe Skënderbeun dhe trajneri Gega e njeh mirë, pasi e pati për disa muaj nën urdhra në Korçë. / abcnews.al