Skuadra e Kukësit do të përballet me skuadrën e Kastriotit, ditën e diel në orën 13:45. Sfidë kjo që verilindorët kanë zgjedhur të “shtegtojnë” në Rrogozhinë, në stadiumin “Egnatia Arena”.
Një sfidë kjo që është shumë e rëndësishme për verilindorët të cilët kërkojnë 3 pikët për të vazhduar qëndrimin në 3 vendet e para në tabelën e klasifikimit.
Ndaj krutanëve, trajneri Diego Londo nuk do të ketë të gatshëm dy lojtarë të rëndësishëm. De Lucas është i pezulluar për këtë sfidë për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa Puntus vazhdon akoma të shfaqë probleme për shkak të dëmtimit që ka marrë pak kohë më parë. /f.a/acbews.al

