Kukësi ka arritur të rikuperojë lojtarët e infektuar me Covid-19 dhe të jenë gati për sfidën e parë për vitin 2022 ndaj Dinamos, takim i cili do të luhet në “Elbasan Arena”.
7 lojtarët dhe 2 pjesëtarët e stafit janë plotësisht gati për blutë teksa kanë mpshtur covid-19 dhe janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.
Ndeshja ndaj Dinamos ishte parashikuar të luhej në “Kukës Arena” më 19 janar, por për shkak se tapeti i fushës akoma nuk është gati, kjo sfidë ka detyruar verilindorët të “shtegtojnë” në “Elbasan Arena” në orën 16:45.
Skuadra e Diego Longos do të kërkojë 3 pikët e para për këtë vit, të motivuar edhe nga barazimi që Tirana dhe Vllaznia regjistruan mes tyre për të ngushtuar diferencën me vendin e para në vetëm 3 pikë.
Mungesa e vetme për Kukësin në këtë ndeshje do të jetë ajo e Emiliano Mustës. Mbrojtësi u afrua gjatë kësaj merkato, por nuk mund të luajë për shkak se është i pezulluar me kartona. /f.a/abcnews.al