Kukësi nuk di të fitojë as në miqësore. Këtë herë është mposhtur nga skuadra e Turbinës, që drejtohet nga Bledar Devolli.
Cërrikasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe fatet e kësaj ndeshjeje u vendosën që në minutën e tetë.
Klaus Zani është autori i golit për Turbinës, ndërkohë që trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi, ka shumë punë për të bërë me skuadrën e tij. / abcnews.al