Shpërndarja e materialeve zgjedhore në 74 qendrat e votimit që do hapen të dielën e 24 shtatorit për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës ka nisur.
Procesi po ndiqet nga nënkomisionerja shtetërore e zgjedhjeve Lealba Pelinku.
Nënkomisionerja Pelinku përcolli dhe një mesazh për votuesit, vëzhguesit dhe subjektet zgjedhore.
Me përfundimin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore në të gjithë Kukësin Policia do të marrë në ruajtje qendrat e votimit deri në nisje të procesit të dielën në orën 7:00 të mëngjesit.