Kukësi ka mposhtur Vllazninë me shifrat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.
Pjesa e parë u mbyll pa gola pasi asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte si duhet.
Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka për Kukësin. Salami e nisi me gol, por iu anulua pas një prekje të topit me dorë. Sot ishte dita me fat për sulmuesin moldav, Nikolai Solodovnikov. Ai u zhbllokua duke gjetur golin e parë në të 72-ën dhe në të 79-ën dyfishoi shifrat duke i hequr shansin e artë Vllaznisë për ti marrë kreun Egnatias.
Me këtë fitore, Kukësi mbetet në vendin e fundit, por ngushton diferencën me Erzenin e vendit të 9-të./ h.ll/abcnews.al