Kukësi do të luajë ndeshjen e javës së 14-të kundër Partizanit në stadiumin “Loro Boroçi” të Shkodrës, një takim i cili do të luhet ditën e dielë në orën 16:45.
Për këtë ndeshje trajneri Diego Longo do i duhet të bëjë llogaritë pa njërin prej titullarëve. Bëhet fjalë për Shqiprim Taipin i cili do të mungojë për shkak kartonash, teksa ka plotësuar numri 4 të kartonëve të verdhë.
Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, edhe vëllai i tij Gjelbrim Taipi është në dyshim për sfidën kundër demave.
Shkak është bërë dëmtimi që mori në ndeshjen e fundit dhe kjo ka bërë që trajneri Longo ta shoh me dyshim për ndeshjen e radhës. Nëse kapiteni nuk ia del të jetë gati ndaj Partizanit, për teknikun e verilindorëve do të fillojnë shqetësimet e mëdha, teksa vëllezërit Taipi do të lënë shumë boshllëk në mesfushë duke pasur parasysh se janë lojtarët bazë të formacionit të Kukësit. /f.a/abcnews.al