I gjithë territori i qarkut të Kukësit është përfshirë ditën e sotme nga reshjet e borës. Mësohet se lartësia e borës në zonat malore arrin deri në 60 cm kurse në qytet 15 cm.
Deri më tani, rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa kontraktorët kanë punuar gjatë natës për të pastruar rrugët nga bora. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë , përveç rrugës që lidh Njësinë Administrative Arrë, me rrugën nacionale.
Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale kurse furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë qarku. sb/abcnews.al/