Kastrioti dhe Kukësi do të përballen mes tyre ne sfidën e javës së 11-të të kampionatit, një takim që do të luhet në stadiumin e Kamzës në orën 13:45.
Në këtë sfidë skuadra e Diego Longos do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive ndaj skuadrës së vendit të fundit në tabelën e klasifikimit me krutanët që do tentojnë të marrin pikë për mbijetesën.
Për këtë sfidë Longo dhe Ramadan Nderu kanë zgjedhur edhe 11-shen startuese, që do të përballen mes tyre.
Formacionet zyrtare:
Kastrioti: Vata, Neziri, Karakaci, Greca, Ajazi, Basha, Okebugwu, Rami, Prodani, Hussein. Trajner: Ramadan Ndreu
Kukësi: Tafas, Lulaj, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basa, Ndreca, Milunovic, Hila, Sula, Domi, Correia. Trajner: Diego Longo /f.a/abcnews.al